Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Maskën vëre taman, mos u bëj si Luli me hundë jashtë”, Rama kritikon kreun e Bashkisë së Shijakut

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me mënyrën e vendosjes së maskës.

Teksa inspektoi punimet në Shijak për banesat e dëmtuara nga tërmeti, Rama u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana, kreu i qeverisë u tërhoqi vëmendjen këtij të fundit për vendosjen e maskës në formë të gabuar.

Rama: Gjyshja ime thoshte që jo të gjitha të këqijat vijnë vetëm për keq. Hoqët keq në këtë fazë por në fund të tetorit do e keni shtëpinë më të mirë dhe më të fortë.

Arbana: Çështja e rindërtimit vazhdon në të gjitha njësitë administrative

Rama: Tani këtë maskën o vëre o mos e vër. Maska është edhe për hundën, mos u bëj si Luli.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet