Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Maskat do shkaktojnë lodhjen e nervave”, specialisti: Gjobat, propagandë shëndetësore

Specialisti i shëndetit publik Manush Thanasi mendon se maskat anti COVID lodhin nervat. Ai ishte pjesë e panelit në emisionin “Historia ime” për të folur për rregullin e ri që do fillojë ditën e nesërme të zbatohet, për mbajtjen e maskave dhe në ambjentet e hapura.

Sipas Thanasit, maska eshte një të keqe të domosdoshme dhe një propagandë shëndetësore
Manush Thanasi: Sot jemi mbledhur për të folur për maskat, e do vazhdojë maskat, maskat, maskat deri në atë që quhet ezaurim të sistemit nervor, lodhja e nervave dhe e trurit.

Më pas fillon numri i gabimeve që ne bëjmë të gjithë. Ne ngatërrojmë promocionin e shëndetit me propagandën shëndetësore.

Për shëmbull: Doli dikush që foli për dëmet që shkakton cigaria dhe me pas thotë, ju lutem të bëjmë 10 minuta pushim sa të pijmë një cigare. Këtu mbaroi, kjo quhet një propagandë.
Mirela Milori: Mbajta e maskës është një propagandë, si e shihni ju?

Manush Thanasi: Maska është një e keqe e domosdoshme, por promovimi i përdorimit të maskës duhet bërë nga specialist, është imperative të prevalojë mendimin shkencor.

Maska nuk ndalon infeksionin, fatkeqësisht në praktikën e përditshme kemi dy modele. Një nga specialistet më të informuar për këtë problem është kolegia jonë e Institutit të Shëndetit

Publik që u infektua zonja Silva Bino. Mos mendoni se ajo nuk dinte rëndësinë e maskës, mos mendoni se ajo nuk ka patur maskë, pra nuk është maska zgjidhje.

Mirela Milori: Si e parashikoni situatën ju Pëllumb Pipero?

Pëllumb Pipero: Nëse do e mbajmë maskën efekti i gripit stinor është minimal. Distanca, higjena do ndihmojnë pozitivisht. Në të gjithë rajonin kjo është historia. Isha Itali nuk pashë njerëz pa maskë, poashtu edhe në Turqi.

Sot për sot, shtëpia, zyra, makina me persona të panjohur, supermarketet, baret, restorantet, janë vendet që transmetohet më shumë virusi. Përditshmëria ka shumë të papritura dhe maska duhet të mbahet në çdo moment.

Mirela Milori: Rrezikojm një mbyllje të dytë?

Pëllumb Pipero: Një mbyllje e dytë mund të vijë vetëm në raste ekstreme. Unë do jem kundër një mbyllje të dytë sepse nuk sjell zgjidhje. Me mbajtjen e maskave, nuk do ketë rritje të rasteve.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet