Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Maskat/ 3 mijë policë do qarkullojnë në lagje, kush kapet pa mjet identifikues, përfundon në komisariat

Rreth 3 mijë efektivë të policisë do të jenë në terren nga dita e enjte për zbatimin e aktit normativ që e ktheu të detyrueshme mbajtjen e maskës në çdo ambient tjetër përveçse në banesë.

Mësohet se dita e parë e zbatimit të këtij akti, do të karakterizohet nga këshillime të efektivëve, dhe vendosjen jo në masë të gjobave, që varion nga 3 mijë lekë dhe 5 mijë lekë për shkelësit përsëritës. Efektivët e policisë rrugore do të jenë të përqendruar në kontrollin e automjeteve, ku qytetarët që janë të vetëm në makinë nuk janë të detyruar ta mbajnë maskën, në ndryshim kur kemi të bëjmë me më shumë se 2 persona. Për qytetarët që janë në rrugë,nuk do të ketë pika specifike kontrolli, por efektivët e policisë do të jenë të shpërndarë edhe nëpër lagje për të siguruar zbatimin në masë të mbajtjes së maskës.

Vlera e gjobës do të faturohet tek energjia elektrike, ndërsa të gjithë ata qytetarë që do të kapen pa maskë dhe nuk e kanë mjetin e identifikimit me vete, do të shoqërohen në komisariat ku edhe do të bëhet identifikimi i personit e më pas do t’i vendoset gjoba.

Sipas autoriteteve, maska me detyrim në çdo ambient, është një masë parandaluese për rikthimin e mundshëm të një karantinimi të dytë siç ndodhi në muajin mars.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet