Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Maska e detyrueshme”, Pipero del kundër vetes, çfarë ndodhi?

Pëllumb Pipero, mjeku infeksionist ka qënë i ftuar në emisionin “Historia ime”. Ai ka pranuar publikisht se i del kundër deklaratës që ai vetë ka bërë disa kohë më parë, ku shprehej se ishte kundër mbajtjes së maskës në rrugë.

Tani ai ka ndryshuar bindje dhe shprehet se mbajtja e maskës është gjëja më e rëndësishme që mund të parandalojë infektimin nga Covid-19 si në ambjente të mbyllura ashtu edhe në ambjente të hapura.

“Më lejoni paraprakisht t’i kthehem një deklaratë që kam bërë muaj më parë në këtë television gjatë të cilës kam thënë që unë Pëllumbi me eksperiencë 40-vjeçare, kam qenë, jam dhe do të jem kunder maskës në mjedis të hapur, por për shkak të dëmeve që po shkakton ky virus, do të dal kundër vetes time dhe do e rekomandoja që maska të bëhet e detyrueshme edhe në ambiente të hapura”, ka thënë Pipero.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet