Liroi të dënuarin me burg përjetë, Rama mbështet shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo

Politikë
Liroi të dënuarin me burg përjetë, Rama mbështet

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur veprimin e ILD për kallëzimin ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo.

Kreu i inspektoriatit të lartë të drejtësisë, Artur Metani më herët sot ka kërkuar shkarkimin nga detyra i gjyqtarit Markelian Kuqo.

Sipas Metanit gjyqtari ka vepruar me dashje, dhe në mënyrë të vullnetshme për vendimet e tij duke liruar padrejtësisht nga burgu Gerd Gjinararin të dënuar për vrasjen e grupeve rivale më 1997.

Kryeministri Rama shkruan në twitter se ky është “Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi!”

"Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm! Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi", thotë Rama.

Ndërkohë gjyqtari i Korçës kërkoi ballafaqimin me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, por kjo kërkesë u rrëzua. Më 21 tetor do të shpallet vendimi, për të cilin gjyqtari Markelian Kuqo kërko të qëndrojë në detyrë duke thënë se po sulmohet politikisht.

ME TE LEXUARAT