Lanë të vdiste nga dehidratimi 8-vjeçaren në temperature 110 gradë, akuzat ndaj kujdestarëve të saj ligjore

Një çift nga Teksasi janë akuzuar për vrasje pasi detyruan një 8-vjeçare të hidhej në një trampolinë në një kohë që temperature shënonte 110 gradë, derisa ajo vdiq.
Daniel Schëarz, 44 vjeç dhe Ashley Schëarz, 34 vjeç, u morën në paraburgim në Odessa të hënën - shtatë javë pasi Jailyn tetë vjeçare ndërroi jetë.
Më 27 gusht, policia u thirr në shtëpinë e Schëarz, ku kishte qëndruar vajza e vogël. Sipas KËTX, çifti ishin kujdestarë të saj ligjorë, por nuk ishin prindërit e saj biologjikë.
Policët zbuluan Jailyn të vdekur në vendin e ngjarjes, dhe më pas filluan një hetim.
Të hënën, Departamenti i Policisë së Odessa përfundoi hetimin e tyre për vdekjen tragjike, duke ngritur akuzat për vrasje ndaj Daniel dhe Ashley Schëarz.
Një njoftim për shtyp i botuar nga Departamenti thotë se hetimi i tyre zbuloi se Jailyn u detyrua të hidhej pa ndaluar në trampolinë si 'ndëshkim'.
"Ajo nuk u lejua të hante mëngjes dhe u kërkua të hidhej në trampolinë pa ndalur për një periudhë të zgjatur kohe," thuhet në njoftim.
Në ditën e vdekjes së Jailyn, temperaturat arritën në 110 gradë.
Hetuesit vlerësuan se temperatura në tokë në kohën e vdekjes së vajzës së vogël ishte më shumë se 150 gradë.
Një autopsi renditi shkakun zyrtar të vdekjes së Jailyn si dehidratim.