Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Lajm i tmerrshëm”! Humb jetën nga koronavirusi drejtori i shkollës në Paskuqan

Një tjetër arsimtar ka humbur jetën nga koronavirusi në vend. Mësohet se ka ndërruar jetë drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Dedë Malaj.

Lajmin e kanë dhënë në rrjetet sociale të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë postuar dedikime prekëse.

Vëllai i tij shkruan: “Me hidherim te madh ju njoftojme se vllai jone Dede Malaj u nda nga jeta e parakohshme duke na lene te pikelluar ,nenen tone vellezrit,motren,bashkshorten,femijet e tij te dashur qe i donte aq shume,te aferm dhe gjithe shoqerine.Vella qofsh i parajses..”.

Ndërkohë dhe shkolla “Lidhja e Prizrenit” Paskuqan ka shkruar në faqen zyrtare në Facebook:

“Sot humbem nje shok te mire , baba te perkushtuar, e familjar model,nje koleg i palodhur , nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles , e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.Qofsh i xhenetit Dede Malaj !Ngushellime te sinqerta nga kolektivi,prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhimbje! Te qofte dheu i lehte!”

“Nuk ishte rradha jote per te ik nga kjo bote o shoku im Dede Malaj…Ishte heret,shume heret per te na lene..Ngushellime familjes,femijeve!!! Te qofte dheu i lehte o zot!!!E i pac lene uraten femijeve!!!”

“Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, qe sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetesinë e familjes, miqve, atyre qe e kanë njohur apo jo!!! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe per arsimin. Lutjet tona shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre! Të prehesh në paqe miku im Dedë Malaj”, shkruajnë miqtë e tjerë në rrjetet sociale.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet