Kreu i Fondit për të Drejtat Humane: Vuçiç t’iu kërkoj falje publike familjarëve të viktimave nga Kosova

Kosovë&Rajon
Kreu i Fondit për të Drejtat Humane: Vuçiç t’iu

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare (FHD), Natasha Kandiç deklaroi se presidenti Aleksandër Vuçiç duhet t’iu kërkojë familje publike familjeve të viktimave nga lufta e Kosovës. E ftuar në emisionin “Debat Plus” Kanadiç theksoi se pranimi i fajit nuk mund të bëhet vetëm në takime të mbyllura.

“Pranimi publik i fajit nuk mund të bëhet në takim të mbyllur. Pranimi publik i fajit nënkupton që duhet t’iu drejtohesh familjarëve të viktimave. Kërkon falje publike dhe merr përgjegjësinë dhe kjo nuk bëhet në takim të mbyllur që më pas dikush nga pjesëmarrësit thotë se presidenti ka kërkuar falje. Kjo çfarë është bërë nuk i kontribuon procesit të përballjes me të kaluarën dhe assesi nuk i kontribuon asaj për të cilën ne po punojmë prej 20 vitesh.

Vuçiçi të mos mbajë një minutë heshtje e të mos bëjë nderime por të kërkojë falje publikisht dhe të merr përgjegjësi në cilësi të Presidentit të Shtetit”, tha ajo.

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare (FHD) ka thënë se duhet të sqarohen rrethanat e zhdukjes së personave për të mundësuar gjetjen e trupave.

Mes të tjerash ajo tha se në varrezën masive të Batajnicës, trupave nuk u është bërë obduksioni për të konstatuar shkaqet e vdekjeve. “Kjo ka qenë njëra nga mënyrat për të fshehur atë që kanë dëshmuar mbetjet mortore. Mbetjet mortore kanë treguar në fakt se vdekjet kanë qenë të dhunshme dhe se në shumicën e rasteve ato kanë ardhur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga afërsia”, thotë me tej Natasha Kandiç

ME TE LEXUARAT