Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Infektohet me COVID-19 prezantuesja e njohur italiane, futet në karantinë

Prezantuesja e njohur italiane, Alessia Marcuzzi infektohet me koronavirus. Alesia mbrëmjen e kaluar nuk ka qenë në studio për të drejtuar emisionin ‘Le Iene Shoë’, pasi rezultoi pozitive me COVID-19.

48-vjeçarja gjatë një lidhje direkte gjatë emisionit ka treguar për gjendjen e saj dhe mënyrën si u infektua me koronavirus.

“Në mëngjes mësova që shoqja e vajzës sime ishte infektuar me koronavirus kështu unë dhe familja ime bëmë të gjithë tamponin e shpejtë.

Të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes rezultuan negativ ndërsa unë jam pozitive. Por fatmirësisht nuk kam simptoma, jam shumë mirë”-rrëfeu prezantuesja.
Tashmë prezantuesja është në izolim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet