Hoti: Nëse do të vijojë rritja e rasteve me COVID-19, do marrim masa ekstreme

Kosovë&Rajon
Hoti: Nëse do të vijojë rritja e rasteve me COVID-19, do marrim

Kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për mediat ka bërë një paralajmërim për situatën e COVID-19. Hoti tha se nëse vijon të rritet numri i të infektuarve me COVID-19 do të detyrohet të marrë masa ekstreme.

“Rreziku është real që ne për dy deri në tri javë të kemi të njëjtën gjendje që po kalojnë shumica e vendeve të BE-së. Në regjion kemi filluar të rrethohemi prej vendeve me numër shumë të lartë të të prekurve, te ne sapo ka filluar të rritet numri. Rreziku është real që pas dy tri javëve nëse shkon me këtë trend ne do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme”, tha Hoti.

Ai shtoi se me respektimin strikt të masave ne mund ta mirëmbajmë këtë gjendje.

“Nuk dëshirojmë që ti shqetësojmë bizneset, e as qytetarët që t’i ndalojmë në rrugë ti gjobitim, ti mbyllim bizneset, tu shkojmë njerëzve në ndeja e ahengje private, por është në interes të tyre që t’i respektojmë këto masa”, shtoi Hoti.

ME TE LEXUARAT