Erdogan: Nuk i mbajtën premtimet, Greqia do marrë reagimin që meriton...

Bota
Erdogan: Nuk i mbajtën premtimet, Greqia do marrë reagimin që

"Oruc Reis është kthyer në detyrën e tij në Mesdheun Lindor," tha sot Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas “CNN.gr”, ai theksoi edhe se Greqia dhe Qipro "nuk i përmbushën detyrimet e tyre".

"Ne do të vazhdojmë t'i japim përgjigjen e nevojshme Greqisë dhe administratës qipriote greke , të cilët nuk i mbajtën premtimet e tyre gjatë bisedimeve të zhvilluara brenda NATO-s dhe BE-së.", tha Erdogan.

Erdogan tha gjithashtu se do të shpallte një numër të ri të fushave të gazit që vendi zbuloi në Detin e Zi gjatë fundjavës, ndërsa viziton një platformë shpimi turke atje.

ME TE LEXUARAT