Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Emri/ I riu shqiptar u hedh acid 11 oficerëve të policisë pasi shkuan ta arrestonin për…

Oficerët e MET ranë në kontakt me një substancë gërryese në Barnet, më 23 shtator.

Armando Gjyla, 32 vjeç, banues në Southgate, akuzohet për hedhjen e acidit me qëllim dëmtimin e rëndë trupor. Z. Gjyla është akuzuar gjithashtu për shitje të lëndëve narkotike kanabis.

Një 21-vjeçar i cili u arrestua gjatë operacionit gjithashtu ra në kontakt me substancën dhe mbetet në spital për trajtim, tha policia cituar nga BBC.

Të mërkurën pasdite, Policia Metropolitane lëshoi një deklaratë duke shpjeguar se oficerët ishin dërguar në spital pas sulmit me acid por askush prej tyre nuk rrezikonte jetën.

Së bashku me dhjetë oficerët katër të tjerë që ishin në vendin e ngjarjes u dërguan në spital për mjekim.

Gjatë bastisjes ‘një numër burrash u arrestuan nën dyshimin e veprave penale të drogës’ por nuk u konfirmua numri i saktë i arrestimeve.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet