Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E rëndë situata me COVID-19/ Macron vendos shtetërrethimin për 8 qytete të Francës

Presidenti i Republikës së Francës , Emanuelle Macron ka njoftuar shtetërethimin prej të paktën katër javësh, që nis nga kjo e shtunë në orën 21:00 deri ne oren 6 të mëngjesit, në rajonin Ile-de-France, në Lille, Rouen, Saint-Etienne, Toulouse, Lyon, Grenoble, Aix dhe
Montpellier.

Macron shprehet se ndihma nga shteti do të vijojë për të gjithë ata që kanë mbetur pa punë si pasojë e krizës së COVID-19.

Po ashtu ai theksoi se nuk do të ketë “ndalim” për të udhëtuar midis orës 21:00 dhe 6 të mëngjesit, por do të ketë një “kufizim” argumenton Macron, i cili thekson se do krijohen disa leje udhëtimi, si modeli i atyre që është aplikuar gjatë izolimit total.

Ata që do të shkelin rregullin do të gjobiten me 135 euro.

“Ajo që unë gjithashtu shpresoj dhe ajo që unë pres nga secili prej nesh, është që të veprojmë siç bëmë në kohën e izolimit, të gjithë janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe rrezikun” , shton Macron

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet