Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E ndaluan për maskën, shqiptari bën për spital tre policë

Ditën e sotme në Itali, një shqiptar pa maskë sulmoi oficerët e policisë bashkiake që e kishin ndaluar në rrugë.

Burri me origjinë shqiptare, u kap nga një patrullë teksa ecte me një grua në Calzaiuoli, të dy pa maska.

Nga informacionet, burri filloi të debatojë dhe më pas të tërbohet duke pretenduar se kishte të drejtën të ishte pa maskë.

Patrulla kërkoi përforcime, por burri kaloi nga fjalët në vepra duke sulmuar fizikisht agjentët, kështu që tre prej tyre shkuan në dhomën e urgjencës.

Burri u arrestua për dhunë, rezistencë dhe lëndim të një zyrtari publik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet