Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dështon takimi, naftëtarët drejt vetëflijimit në grevën e urisë

Ka përfunduar pa sukses takimi i naftëtarëve me përfaqësues të firmës e cila pretendon se ka në administrim Uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh.

Gjatë takimit ka pasur premtime boshe, dhe nuk është ofruar asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, i pranishëm në takim bashkë me 5 specialistë të tjerë, ka konfirmuar se greva e urisë do të vazhdojë dhe paralel me të edhe protestat përpara uzinës dhe në qytetin e Ballshit.

Pjesë e takimit kanë qenë të njëjtët persona të cilët u afruan në mjediset e uzinës rreth dy muaj më parë dhe që premtuan nënshkrimin e kontratave me punonjësit, proces që nuk u finalizua asnjëherë.

Sipas naftëtarëve këto takime janë tentativa për të prishur grevën e urisë dhe për të ndaluar protestat e tyre, por pa marrë një zgjidhje konkrete janë të vendosur të vazhdojnë.

Kujtojmë se naftëtarët sot u futën me forcë në mjediset e uzinës dhe u ndalën edhe përpara godinës së boshatisur të administratës, për të treguar se kjo uzinë nuk ka pronar, ndaj kërkojnë ndërhyrje nga shteti për zgjidhjen e situatës.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet