COVID-19/ SHBA heq Kosovën nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë

Kosovë&Rajon
COVID-19/ SHBA heq Kosovën nga lista e vendeve me rrezikshmëri të

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se Amerika e ka hequr Kosovën nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga situata e koronavirusit.

Sipas Zemajt, Kosova është hequr nga ‘niveli 4’ në udhëzuesin e udhëtimeve ku qytetarët amerikan këshilloheshin që të mos udhëtonin në Kosovë.

Ai gjithashtu tha se ky vendim i tillë ka ardhur pas përmirësimit të situatës së pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Postimi i plotë i Ministrit të Shëndetësisë:

“Mirëpres faktin që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit ka hequr Kosovën nga Niveli 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, duke kaluar në Nivelin 3, “për ri-konsiderim të udhëtimit”.

Kjo, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë.

Ky vendim është publikuar edhe në faqen Covid-19 të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një njoftim/informacion shëndetësor të Udhëtimit të Nivelit 3 për Kosovën për shkak të COVID-19.

Andaj kujdesi duhet të vazhdoj dhe masat anti covid duhet të respektohen nga çdo kush dhe në çdo kohë.

Me kujdes çdo ditë, e mundim COVID19.

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!”

ME TE LEXUARAT