Basha: Rama mosmarrjen e masave e fsheh pas maskave

Politikë
Basha: Rama mosmarrjen e masave e fsheh pas maskave

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar edhe vendimin që hyn nesër në fuqi, atë të mbajtjes me detyrim të maskës në ambiente brenda dhe jashtë.

Basha thotë se Shqipëria s’ka më masa reale pasi Rama mosmarrjen e masave e fsheh pas maskave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej ai thotë se edhe shifrat që raportohen nga autoritetet nuk janë reale, pasi numri i infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri është shumë herë më i lartë.

”Siç kemi dëshmuar me dokumenta zyrtare të kësaj qeverie, paratë vijojnë të shpërdorohen në mënyrë kriminale, ua fal oligarkëve që s’bëjnë asgjë, njëgrusht njerëzish që s’bëjnë asgjë.

Sot na shpallet me pompozitet plani i maskave, kush do e mbajë, kur do e mbajë, si do e mbajë. Nuk ka masa reale si vendet e tjera të rajonit, Kosova apo Maqedonia. Rama mosmarrjen e masave e fsheh pas maskave.

Nuk ka shqiptar që s’e kupton. Arsyeja pse Rama nuk merr masa për t’i ndihmuar, pse gënjen që nuk e di planin tonë me 5 pika, vijojnë të rrjedhin tek oligarkët.

Shihni Maqedoninë, sot mediat shqipt

are kanë raportuar një fakt që ne e kemi denoncuar, pothuajse dyfishi i shpenzimeve buxhetore për shëndetësinë. Dyfishi pothuajse.

Vetëm paratë e përcaktuara nag buxheti i vendit fqinj, është dyfishi për shëndetësinë shqiptare.

Kemi një krizë tashmë. Disa prej mediave që dhe i ndjeri, ish-drejtori i Bashkisë Tiranë që vdiq nga COVID-19, i ati nuk është raportuar që ka vdekur. Pra që numri i infeksioneve është shumë më i lartë. Dje një vend i madh në rajonin tonë bëri 14 mijë skuadra mobile të përbëra nga 3 veta, automejt, masa mbrojtëse. Në momentin që zbulohet një i infektuar automjeti niset dhe kontrollon gjithë zonën që ka pasur kontakt. Këtu s’ka as 14 skuadra të tilla. Që gjurmojnë kontaktet. ”- tha Basha.

ME TE LEXUARAT