Basha e paralajmëroi, shkarkohet kryetarja e Bashkisë së Durrësit

Politikë
Basha e paralajmëroi, shkarkohet kryetarja e Bashkisë së

Kryetarja e Bashkise se Durresit pritet te shkarkohet nga detyra. Burime për A2 kanë konfirmuar largimin nga detyra të kryetares së komanduar në detyrë të Bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Largimi do të zyrtarizohet javën e ardhshme dhe pritet të komandohet në këtë detyrë një tjetër emër, ai i Milva Ekonomit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk jepen detaje për arsyen e largimit. Në konferencën e sotme për shtyp para gazetarëve, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi se Milva Ekonomi do të dërgohej në Durrës nga Rama për të firmosur për inceneratorët.

Në vazhdën e ndryshimeve të drejtuesve, janë përfshirë dhe drejtoritë rajonale, që deri më tani është konkretizuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Postës, Drejtorisë së Arsimit parauniversitar.

ME TE LEXUARAT