Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Atentati ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, babai thirrje të birit: Kam ardhur në Shqipëri, dorëzohu një orë e më parë!

Arben Hasanaj, babai i autorit 19-vjeçar të atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe i ka bërë thirrje të birit të dorëzohet.

Hasanaj shkruan se ka ardhur në Shqipëri për të dhe i kërkon të dorëzohet një orë e më parë në drejtori, komisariat apo pikën më të afërt të Policisë.

Tre ditë më parë 19-vjeçari Ilirian Hasanaj i bëri atentat me armë Mentor dhe Xhelal Hasanajt që rezultojnë kreu i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe dhe babai i tij dhe që u plagosën nga plumbat e armës së 19-vjeçarit.

STATUSI NGA ARBEN HASANAJ
Thirrje publike

Drejtuar djalit tem Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit.
I lutem çdo njeriu qe din apo ka dieni te me njoftoje.🙏
Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne shqiperi.
Baba te ka shpirt

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet