Ambasadori amerikan në Kosovë: Do të punojmë për njohjen në Serbi

Kosovë&Rajon
Ambasadori amerikan në Kosovë: Do të punojmë për

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, priti në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin diskutoi për “interesat e përbashkëta” në dialogun e vazhdueshëm.

“Marrëveshjet e Uashingtonit e plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta: normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett në Twitter.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të martën dhe të mërkurën, Lajçak qëndroi në Kosovë, ku takoi udhëheqësit më të lartë të institucioneve.

“U pajtuam që dialogut i nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, shkroi Lajçak në Twitter, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Diplomati evropian do të qëndrojë të enjten në Beograd.

Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Procesi është ndërmjetësuar vazhdimisht nga BE-ja, ndërsa është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

ME TE LEXUARAT