Vrau mikun e tij për borxhin e vjetër te Liqeni Artificial, kërkohen 35 vjet burg për Islam Mylkajn

Aktualitet
Vrau mikun e tij për borxhin e vjetër te Liqeni Artificial,

TIRANË

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vjet burgim për Islam Mylkajn, i akuzuar për vrasjen e Haxhi Baçinozit. Ngjarja e rëndë ndodhi në mars të vitit të shkuar. Baçinozi u ekzekutua tek Liqeni Artificial në sy të djalit të tij nga 62-vjeçari.

Mylkaj, e vrau mikun e tij, pas një konflikti verbal mes tyre për një borxh të vjetër.

Ata më herët kishin bërë tregti të përbashkët, ku sa duket janë konfliktuar për çështje parash të pakthyera. Një borxh financiar prej 45 mijë euro që Baçinozi ja kishte dhënë ish-mikut të tij Islam Mylkaj është bërë shkak i përplasjes fizike dhe më pas vrasjes së Baçinozit.

Dy ish-miqtë nga Mallakastra Mylka dhe Baçinozi,janë shkëmbyer në një nga shëtitoret e liqenit artificial, ku mes tyre ka pasur një debat.

Baçinozi i ka kërkuar sasinë e eurove Mylkajt, dhe në debat e sipër ai i është drejtuar “ore shkërdhatë, ti luan me lekët mia?…” dhe më pas dy ish-miqtë janë përplasur fizikisht duke bërë që Mylkaj ta nxjerrë armën nga brezi dhe ta qëllojë Baçinozin plot katër herë duke e lënë të vdekur në vend.

Vrasja ka ndodhur në sy të djalit të viktimës, Elio Baçinozi, dhe shokut të autorit të krimit Myftar Pasha.

ME TE LEXUARAT