Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vjosa Osmani kritikon Hotin: Po tallet në Kuvend, do të mbesë me duar në xhepa

Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës u shpreh sonte se kryeministri Avdullah Hoti po tregohet arrogant para deputetëve në Kuvend, ndërsa e paralajmëroi se do të mbesë me duar në xhepa.

“Ai më tha se pozita ime nuk ka funksion kushtetues. Unë i kam thënë atij që të lexojë kushtetuesen. Po mundohet të thotë se Kryetarja e Kuvendit nuk ekziston si institucion në këtë mënyrë ai po e humb edhe atë pak kredibilitet që e ka në Kuvend.

Pakënaqësia me të është enorme. Po tallet në daljet në Kuvend dhe nuk e ka respektuar Kushtetutën në shumë vendime që i ka marrë. Për dallim prej Hotit unë kam legjitimitet.
Do të mbesë me duar në xhepa. Atë që e ka quajtur platformë për dialog, kurrë nuk e ka sjellë në Kuvend. Ka thënë se Skender Hyseni nuk ka kurrfarë funksioni, por kjo nuk është e vërtetë. E kemi parë se Lajcak ka bërë takime në nivel europian me Hysenin. Hoti nuk u treguar i sinqertë”, tha ajo.

 

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet