Veliaj: PD gëzohet kur largon figura të rëndësishme, ne jemi "edhe një"

Politikë
Veliaj: PD gëzohet kur largon figura të rëndësishme, ne jemi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në Repot Tv ka thumbuar Partinë Demokratike dhe përçarjen e kësaj të fundit nga largimi i figurave të rëndësishme të saj.

Veliaj tha se Partia Socialiste gëzohet kur dikush i bashkohet dhe që filozofia e tyre është “Edhe një” .

"Pala tjetër gëzohet për çdo njeri që ikën, ne gëzohemi që kjo është hera e parë që PS nuk përçahet, përkundrazi edhe një.

Ata mendojnë se duke larguar njerëz kanë një shans për të fituar ne mendojmë të kundërtën. Kjo është filozofia jonë.

"Edhe një edhe një". Unë edhe ty do të qepem, se çdo njeri është një kontakt si mund ta bëjmë vendin më mirë", tha Veliaj.

ME TE LEXUARAT