“Ti e di që kam qenë i virgjër”, Elita Rudi i bën pyetjen e sikletshme Gjikos

Showbiz
“Ti e di që kam qenë i virgjër”, Elita Rudi i

Mbrëmjen e djeshme ishin të ftuar në emisionin "Nin" moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, ku u bënë pjesë e sfidës "Haje ose thuaje".

Ata janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.

Elita e vuri paksa në siklet Gjikon me një prej pyetjeve ku i kërkonte të thoshte emrin e vajzës me të cilën ka pasur puthjen e parë.

Elita: Herën e kaluar kur të kanë pyetur cila ka qenë e dashura jote e parë, ke thënë Elita...

Gjiko: Po, ti e di që kam qenë i virgjër

Elita: Nuk është e vërtetë aspak, por ka patur shumë komentues që janë habitur, prandaj unë po të pyes me kë e ke patur puthjen e parë?

Gjiko refuzoi të përgjigjej duke u shprehur se ka qenë shumë i vogël dhe nuk e mban mend.

ME TE LEXUARAT