Tabaku paralajmëron qeverinë: Gjithçka e firmosur do të hetohet, ky është detyrim

Politikë
Tabaku paralajmëron qeverinë: Gjithçka e firmosur do të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku paralajmëroi se çdo aferë korruptive e qeverisë do të ndiqet penalisht dhe do të ndëshkohet çdo zyrtar. Ajo akuzoi mazhorancën se me inceneratorët dhe PPP po grabit shqiptarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Korrupsioni është sistemi mbi të cilin e ka ngritur funksionimin e saj qeveria e rilindjes. Këtë e ka të qartë çdo shqiptar që sot është më i varfër, cdo biznes i vogël që lo falimenton dhe çdo investitor i ndershëm që ka larguar punonjësit dhe rrezikon mbylljen si pasojë e korrupsionit. Vetëm me inceneratorët kjo qeveri u ka vjedhur shqiptarëve mbi 400 mln euro, me ndërtimin e rrugëve 20 mln euro. Pa llogaritur vjedhjen kolosale e CEZ apo PPP që firmosen në dyert e oligarkëve, të cilët paguajnë taksë korrupsioni tek qeveria apo bashkëndajnë fitimet! Gjithçka e firmosur do hetohet dhe do ndiqet dhe secili që ka abuzuar me pushtetin do të japë llogari. Ky është detyrim për të djeshmen dhe të ardhmen. Zotim për paudhësitë e sotshme. Sistemi ngritur nga Rama duhet ndëshkuar.”

Jorida Tabaku nënvizoi se PD ka një plan për të luftuar korrupsionin, që konsiston në rrëzimin e qeverisë.

ME TE LEXUARAT