Skuadra e De Biasit nuk shkon më shumë se barazim në “Elbasan Arena”

Sport
Skuadra e De Biasit nuk shkon më shumë se barazim në

Sfida mes Azerbajxhanit dhe Qipros ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Ndeshja u zhvillua në Shqipëri, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe u zhvillua në Shqipëri për shkak të luftës që po zhvillohet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Azerbajxhanasit patën raste të pastra shënimi, madje në minutën e 27’ të sfidës, kapiteni Qarayev Q, çoi dëm një 11-metërsh.

Ekipi i drejtuar nga ish-tekniku kuqezi, De Biazi, do të tentonte dhe disa herë të tjera rrugën e rrjetës, kjo shihet dhe nga gjuajtjet në portë, ku ekipi azer ka regjistruar gjashtë të tilla, ndërsa qipriotët asnjë gjuajte.

Me këtë barazim Azerbajxhani shkon në kuotën e katër pikëve dhe renditet e treta në grup, pas Malit të Zi të vendit të parë dhe Luksemburgut të vendit të dytë.

ME TE LEXUARAT