Shqiptari gjendet i varur me kokë poshtë në kangjella, u fut për të vjedhur në kompleksin e vilave

Aktualitet
Shqiptari gjendet i varur me kokë poshtë në kangjella, u fut

Është gjetur pa shenja jete sot, një shtetas me origjinë shqiptare, por me banim të ligjshëm në Greqi, i njohur si përdorues droge.

Ai është gjetur i varur me kokë poshtë në kangjellat e një kompleksi vilash në Akrotiri, afër qytetit Zakynthos në Greqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se shqiptari të ketë ndërruar jetë prej mbrëmjes së 9 tetorit, ku dyshohet se tentoi të hynte në kompleksin e vilave natën duke u ngjitur në kangjellat mbi 2 metra të larta që përfundojnë në formë shtize.

Kur ai ka tentuar ti kalojë, dy prej shtizave i kanë kapur xhinset që kishte veshur dhe ka përfunduar përmbys, me kokën poshtë një pozicion që ishte e pamundur të lirohej.

Autoritetet vlerësojnë se shqiptari i skeduar, me masë sigurie detyrim paraqitje çdo datë 1 dhe 15 të muajit në policinë e Zakynthos, u përpoq të hynte në kompleksin rezidencial luksoz për të vjedhur.

Për sa i përket shkaqeve të sakta të vdekjes së tij pritet të përcaktohen nga ekspertiza mjeko-ligjore.

ME TE LEXUARAT