Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shokon kryeministrit i ri i Malit të Zi: Jemi shteti i dytë serb në Ballkan

Kryeministri i emëruar i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka mbajtur një deklaratë të fortë, e cila sipas gjasave do të shkaktojë polemika të shumta në rajon dhe nga ndërkombëtarët.

Në një intervistë në televizionin privat Prva TV, Krivokapiç tha se ideja e tij për identitetin e ri të Malit të Zi ishte ajo e Knjaz Nikollës. “Dy mbretër që jetojnë në dy shtete serbe”.

Deklarata e Krivokapiçit ka rrëzuar gjithë konceptin e identitetit të derisotëm të Malit të Zi si një shtet i pavarur, multifetar dhe multietnik në rajon.

“Shumica e serbëve që jetojnë në këtë vend janë autoktonë, e nëse e krahasojmë me kosheret e bletëve, atëherë secila koshere ka mbretëreshën e vet. Kjo është diçka që unë personalisht e përjetoj dhe mendoj siç e mendojnë 80 për qind e popullit serb që jeton në këto troje”.

Në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë, Krivokapiç tha se “Ekziston një lidhje e jashtëzakonshme, si në një vëllazëri dhe kumbari, e cila jep shpresë se së bashku mund të arrijmë shumë zgjidhje të mira në të cilat do të gjejmë një masë të mirësisë për të gjithë përmes respektit të ndërsjelltë,” tha ai.

Krivokapiç i përket grupit të partive proserbe në vend dhe vetë është i kombësisë serbe. Këto forca politike janë për një lidhje më të fortë me Rusinë. Moska zyrtare, dje lëshoi një deklaratë të fortë ku sulmonte qeverinë shqiptare dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama për deklaratat e tij për heqjen e kufirit me Kosovën.

Ministria e Jashtme Ruse bëri të ditur se deklaratat e Ramës ishin të rrezikshme dhe do të jepnimn efekt negative në rajon.

Duket si “rastësi”, por menjëherë nga ky qëndrim, Krivokapiç që konsiderohet si afër me Moskën bëri deklaratën për dy shtete serbe në Ballkan.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet