Shënohet viktima e parë në botë nga ri-infektimi i COVID-19

Bota
Shënohet viktima e parë në botë nga ri-infektimi i COVID-19

Në Holandë, një grua e moshuar e infektuar për herë të dytë me COVID-19, raportohet se ka humbur jetën.

Ky rast është i pari në botë që një person i ri-infektuar për herë të dytë me koronavirus humb jetën.

89-vjeçarja raportohet se po trajtohej për një lloj kanceri të rrallë, në qelizat e bardha të gjakut.

Mjekët njoftuan se 89 vjeçarja u shtrua në departamentin e Urgjencës me shenja të një kolle të rëndë dhe me ethe.

Ajo qëndroi në spital kur rezultoi me Covid-19, ndërsa kur simptomat erdhën duke u përmirësuar ajo u rikthye në shtëpi.

Pasi filloi edhe kimioterapinë, dy muaj më vonë, 89-vjeçarja kishte simptoma të tilla si ethe dhe kollë .

Në momentin e shtrimit në spital po trajtohej me oksigjen për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Pas testeve të realizuara ajo rezultoi për herë të dytë pozitiv për COVID-19.

“Në ditën e 8 gjendja e saj u përkeqësua dhe dy javë më vonë 89-vjeçarja humb jetën”, theksuan mjekët.

Studiuesit kanë konfirmuar vetëm 23 raste të ri-infektimit, por në të gjitha rastet paraprake pacienti u shërua.

Kërkimet për ri-infektimet janë ende të kufizuara.

ME TE LEXUARAT