Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rrëzohet pema në hyrje të spitalit të Pediatrisë, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët

Një pemë e vjetër që prej ndërtimit të spitalit të Pediatrisë për pak sa nuk ka shkaktuar viktima. Për shkak të motit të keq një degë e pemës në traun hyrës të portës dytësore të QSUT është rrëzuar.

Për fat trungu nuk ka zënë poshtë këmbësorë apo automjete dhe pse në atë orën 13:00 lëvizshmëria ishte shumë e lartë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e policisë bashkiake të Tiranës që kanë nisur prerjen e trungut dhe largimin e telave të korrentit që qëndruan varur për minuta të tëra mbi kokën e qytetarëve dhe personelit mjekësor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet