“Rrezik për përplasje ushtarake”/Veprimi i Erdogan bën grekët të nxjerrin anijet luftarake në det

Bota
“Rrezik për përplasje ushtarake”/Veprimi i Erdogan

Ditën e djeshme, anija kërkimore turke “Oruc Reis” u largua nga porti i Antalisë i shoqëruar nga rreth pesë anije luftarake turke.

Siç raportojnë mediat greke, rreth orës 07:30 të mëngjesit të së martës, “Oruc Reis” dhe anijet luftarake që e shoqërojnë ndodhen 42 milje detare brenda një shelfi kontinental grek.

Sipas mediave të vendit fqinj: “Erdogan dërgoi Oruc Reis në Greqi, duke krijuar krizën e tretë dhe më të rrezikshme që nga korriku, e cila paraqet rreziqe edhe për konfrontim ushtarak”.

Qeveria Greke e ka vendosur flotën në gatishmëri dhe një numër anijesh luftarake janë tashmë në det, duke u drejtuar për në zonën e arkipelagut Megisti në shënjestër të Erdogan.

Mediat greke shkruajnë se zgjedhja e pikave ekstreme të zonës ku njoftohen punët sizmike nga Oruc Reis nuk duhet të konsiderohet rastësisht: 6.5 milje në jug të Kastelorizo, Ankara dërgon mesazhin se njeh ujërat territoriale 6 milje detare nga brigjet e Kastelorizos dhe asgjë tjetër.

ME TE LEXUARAT