Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rimëkëmbje e ngadaltë për ekonominë globale, thellim i varfërisë në 2021

Një rikthim i fortë nevojitet në 2021 për të ndihmuar ekonominë globale që të shërohet nga pandemia e koronavirusit.

Por fondi monetar ndërkombëtar ka ulur parashikimet e tij për vitin e ardhshëm dhe ka paralajmëruar për një rimëkëmbje të gjatë dhe të ngadaltë që do të thellojë varfërinë dhe do të dëmtojë rritjen.

FMN parashikoi të martën se ekonomia e botës do të reduktohet me 4.4 për qind në 2020, një kontraktim më pak i ashpër se ai i bërë në qershor. Përmirësimi, është shkaktuar nga një rritje më e madhe nga sa pritej në SHBA dhe Evropë, pas heqjes së izolimeve por edhe tek rikthimi i kinës drejt rritjes ekonomike. Sidoqoftë, organizata ka ulur parashikimet e saj për 2021.

FMN tani parashikon një rritje prej 5.2 për qidnësh të prodhimit global, vitin e ardhshëm, shifër kjo më e ulët se 5.4 për qind që ishte në raportin e mëparshëm. Muajin e shkuar, edhe organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, OECD, uli parashikimet e saj për 2021.

Dalja nga kjo fatkeqësi, sipas gjasave do të jetë e gjatë, e vështirë dhe shumë e pasigurt – tha kryeekonomisti i FMN Gita Gopinath.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet