Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rikthehet karantina, Çekia vendos të ri-mbyllë baret dhe shkollat

Nga nesër, datë 14 tetor, Republika Çeke shtrëngon masat kufizuese kundër koronavirusit.

Ky vend, në javët e fundit, ka regjistruar rritjen më të shpejtë të rasteve në Evropë, për banorë.

Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor.

Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online.

Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë.

Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.

Javën e kaluar, Çekia ka regjistruar rekord të reasteve me koronavirus brenda një dite: mbi 8,600, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur për 76%, konkretisht në mbi 2,000.

Ky vend aktualisht ka të konfirmuara mbi 121,400 raste me koronavirus.

Prej tyre, mbi 62,000 raste mbeten aktive. Numri i viktimave aktualisht qëndron në 1,051.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet