Rama zbulon kokën më të madhe të korrupsionit në Shqipëri: Po të mos kishin qenë këta nuk do të kishte qenë as korrupsioni vrastar i politikanëve

Politikë
Rama zbulon kokën më të madhe të korrupsionit në

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për prezantimin e rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, u shpreh se koka më e madhe e korrupsionit gjatë këtyre 30-viteve në Shqipëri nuk kanë qenë politikanët por kanë qenë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të cilët nuk kanë dhënë drejtësi.

“Ka shumë të bardhë por ka dhe shumë të zezë. E bardha do të shkojë duke u zmadhuar dhe e zeza duke u zvogëluar. Nuk do të ketë goditje të korrupsionit në nivele të larta nëse nuk do të ketë gotitje të korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është një premisë e cila SPAKU-n do ta bëjë institucionin që të gjithë kanë shpresuar. Përndryshe SPAKU do të jetë dështimi më i madh i Reformës në Drejtësi. Do të jetë zhgënjimi më i madh i shqiptarëve dhe i partnerëve qe na kanë ndihmuar në këtë reformë. Kjo do të jetë kthesa e madhe europiane që do ta bëjë shqipërinë europiane këtu. Koka e korrupsionit nuk kanë qenë politikanët por ka qenë koka e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Po mos të kishin qenë këta nuk do të kishte qenë as korrupsioni vrastar i politikanëve”. – tha Rama.

ME TE LEXUARAT