Përmbytet Durrësi/ Bylykbashi: Durrsakët nuk do ta harrojnë barbarinë!

Politikë
Përmbytet Durrësi/ Bylykbashi: Durrsakët nuk do ta harrojnë

Reshjet e shumta gjatë natës shkaktuan përmbytje në Durrës. Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi publikoi në “Facebook” një video që tregon rrugët e përmbytura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej, ai përcjell një mesazh politik, duke deklaruar se këto ditë dhe gjithçka ka bërë qeverisja socialiste nuk do të harrohen nga durrsakët.

“Ajo që mbetet është lumi i baltës që mbulon prej vitesh rrugët e Durrësit sa herë bie shi. Durrsakët do t’i ‎kujtojnë me neveri “punën” dhe “veprat” e Partisë Socialiste në 20 vite qeverisje të qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri më sot. Nuk kanë si t’i harrojnë vrragat që barbaria e periudhës së Dakos la në fytyrën e qytetit. Por durrsakët nuk do ta harrojnë që Dakon dhe ata që e pasojnë si kukulla i ka vënë me dorën e tij pikërisht Edi Rama. Më 25 prill 2021 durrsakët do t’i bëjnë “respektet” e fundit me votë kryehajdutit që qeveris vendin dhe bandës së tij që grabit Durrësin.”

Video

ME TE LEXUARAT