Pas Metës, reagon Rama: Heronjtë mbaji në zemër, mos u bëj gazi i botës

Politikë
Pas Metës, reagon Rama: Heronjtë mbaji në zemër, mos u

Pak pasi Presidenti Ilir Meta e cilësoi si “Esat të Rilindjes” reagon dhe kryeministri Edi Rama. Përmes dy postimeve në Tëitter ai ndalet te çështja e dekoratave.

Rama shkruan se Presidenti duhet t’i mbajë në zemër dhe në mendje heronjtë dhe jo të bëhet komedi e një marrëzie të pashoqe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!”-shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT