Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nuk ka paqe! Rritet numri i viktimave në luftën Armeni-Azerbajxhan

Një kameraman i reuters dëshmoi bombardimet e qytetit Martuni në Nagorni-Karabaku, një enklavë malore e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, e cila, megjithatë, drejtohet dhe banohet nga armenët.

Shkelja e armëpushimit të bërë përmes Rusisë, me synimin për të lejuar palët në konflikt të shkëmbejnë të burgosurit dhe trupat e të vdekurve, zvogëlon mundësitë për paqe pas shpërthimit të konflikteve vdekjeprurëse më 27 shtator.

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Zyrtarët armenë në Nagorni-Karabaku thanë se 542 ushtarë ishin vrarë, 17 më shumë se e hëna. Azerbajxhani ka njoftuar se 42 civilë azerbajxhanas janë vrarë dhe 206 janë plagosur që nga 27 shtatori.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet