Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Gjendet i vdekur në kangjellat e një vile një shqiptar, ja pista që po hetohet

ZAKYNTHO

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zakynty të Greqisë, me protagonist një shqiptar.

Mësohet se pikërisht në Zakyntho është gjendur i vdekur, i varur në kangjellat e një vile një shtetas shqiptar. Kangjellat kishin kapur pantallonat xhinse të tij.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në datë 9 tetor. Shqiptari u gjet sot pa shenja jete. Dyshohet se shqiptari kishte tentuar të grabiste vilën, por kur ka tentuar të kalojë kangjellat, ato kanë kapur xhinset.

Nuk dihet ekzaktësisht shkaku i vdekjes, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar gjithçka.

Shqiptari rezulton i skeduar, me masë sigurie “detyrim paraqitje” çdo datë 1 dhe 15 të muajit në policinë e Zakynthos.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet