Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndeshja Barcelonë-Real Madrit, La Liga konfirmon datën

Është vendosur një datë dhe kohë për “El Clasicon” e parë në këtë edicion të La Ligas mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ky takim mes dy gjigandëve nga Spanja në edicionin 2020/21 do jetë të shtunën e 24 tetorit në ora 16:00.

Kjo është një ndër ndeshjet më të flakta në botë sa i përket shikueshmërisë dhe nga aspekti i tifozëve.

Të dy ekipet kanë synim arritjen e nivelit të lartë të përcjelljes televizive, ku në bazë të drejtave televizive mund të mbledhin fonde për kalimin e situatave të vështira në të cilat po kalojnë shkaku i pandemisë Covid-19.

Ndërsa përballja e fundit mes Barcelonës dhe Real Madridit i takoi kësaj të fundit, ku “Galaktikët” triumfuan 2:0 ndaj “Blaugranëve”, një javë para se futbolli spanjoll të mbyllej shkaku i Covid-19.

Ndeshja e parë e luajtur në “Camp Nou” kishte përfunduar pa gola, në nëntor të vitit të kaluar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet