Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndërron jetë 18-vjeçarja nga “dhurata” e ditëlindjes që mori nga i dashuri

Maria Chiara Previtali, një 18-vjeçare italiane humbi jetën vetëm një ditë pasi kishte festuar ditëlindjen. Sipas mediave italiane, e reja vdiq nga mbidoza e heroinës, të cilën i dashuri i saj, Francesco Gnucci, ia kishte dhuruar për ditëlindje.

“Ishte dhurata që ajo kishte kërkuar për ditëlindjen e saj. Për të ishte hera e parë “, tha ai para hetuesve.

21-vjeçari ka ritreguar me detaje ditën që kaloi me të dashurën e tij. Ai u shpreh se e morën heroinën gjatë drekës dhe atë natë, ajo shkoi në shtëpinë e tij për të kaluar natën me të.

Të nesërmen në mëngjes, pasi u zgjuan, Francesco kuptoi se e dashura e tij kishte vdekur. Ai u përpoq ta zgjonte dhe më pas në dëshpërim e sipër telefonoi urgjencën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet