Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mitsotakis telefonon Hotin, pranon të njohë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, vendi i të cilit ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Siç bën të ditur Hoti në një postim të tij në Facebook, biseda ka pasur si temë zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin mes dy shteteve, procesin e dialogut me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

Hoti ka thënë se Kosova prej kohësh i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovës është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të internetit të kryeministrit të Greqisë theksohet se “gjatë bisedës, u diskutua perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, si dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe me theks në sektorët e ekonomisë dhe energjisë”.

Kjo bisedë duket një sinjal i rëndësishëm, duke pasur parasysh mungesën e kontakteve prej kohësh nga Athina me Prishtinën, duke pasur parasysh se Greqia ende heziton të njohë pavarësinë e Kosovës.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet