Mbajtja e maskave në ambientet e hapura, mjeku: Pse janë të dëmshme

Aktualitet
Mbajtja e maskave në ambientet e hapura, mjeku: Pse janë të

Imazheristi i spitalit Infektiv, Renato Osmënaj në një postim në Facebook shkruan se mbajtja e maskës në ambiente të hapura nuk ka asnjë vlerë mbrojtëse.

Ai shprehet se mbajtja e maskave në ambiente të hapura ndikon shumë negativisht te personat që mund të jenë prekur nga corona.

Sipas tij, kjo ndodh sepse:

1- rrisin dozën e kontaminimit në mënyrë autologe ne pamundësi të ekspiracioni 100% duke u bërë shkak për agravim të sëmundjes dhe shtim fatalitetesh.

2- nëse këta persona mbas mbajtjes në rrugë të maskës hyjnë në ambjente të mbyllura ( bare, restorante etj) hedhin në ambjent doza më të larta sesa do të hidhnin nëse nuk do akumulonin ngarkesa false nga mbajtja e maskave në rrugë.

“Dmth mbajtja e maskave ne ambjente te hapura është totalisht e dëmshme”, shkruan Osmënaj.

ME TE LEXUARAT