Masa të reja Anti-Covid në Itali/ Pezullohen një pjesë e aktiviteteve

Bota
Masa të reja Anti-Covid në Itali/ Pezullohen një pjesë e

Qeveria italiane në masat e reja të propozuara hekson se përdorimi i maskës në ambientet e jashtme është e detyrueshme, por jo vetëm.

“është e detyrueshme në të gjithë vendin që të keni gjithmonë me vete pajisje mbrojtëse të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe detyrimin për t’i vendosur ato në vende të brendshme përveç shtëpive private dhe në të gjitha vendet e hapura me përjashtim të rasteve ku për karakteristika të vendeve ose rrethanave faktike, garantohet vazhdimisht gjendja e izolimit nga njerëzit jo-bashkëjetues, dhe në çdo rast me ruajtjen e protokolleve dhe udhëzimeve anti-infektimit të parashikuara për aktivitetet ekonomike, prodhuese, administrative dhe sociale, si dhe udhëzime për konsumimin e ushqimit dhe pijeve”.

Diskotekat janë të mbyllura ndërsa panairet dhe kongreset lejohen. Ceremonitë civile ose fetare të tilla si martesat mbeten të lejuara, por kufizohen dukshëm pjesëmarrjha me vetëm 30 persona të lejuar. Ndërkohë që këshillohet shmangiua e festave në shtëpitë provate me më shumë se 6 persona, jo bashkëjetues.

Sa i përket institucioneve arsimore, në dekretin e ri pezullohen iniciativat e shkëmbimit ose binjakëzimit, guidat dhe daljet arsimore të planifikuara nga institucione arsimore të gjitha niveleve të praktikës”.

Për mbajtjen e koncerteve mbetet në fuqi kufiri i 200 pjesëmarrësve në ambiente të mbyllura dhe1000 në ambiente të jashtme, sa kohë do të ruhet distanca e nevojshme e përcaktuar nga ekspertët shëndetësor për shmangien e infektimeve. I njëjti rregull do të ndiqet edhe për garat sportive ku publiku do të lejohet deri në 15 % të kapacitetit dhe jo më shumë se 1000 persona në asnjë rast.

Në dekretin e ri kanë ndryshuar edhe masat e karantinimit, në rastet e asimptomatikëve duke zvogëluar ditwt e karantinimit nga 14 në 10.

“Personat asimptomatikë që kanë rezultuar pozitivë për Sars-Cov-2 mund të kthehen në komunitet pas një periudhe izolimi prej të paktën 10 ditësh nga fillimi i pozitivitetit, në fund të së cilës kryhet një test molekular me një rezultat negativ “.

Ndërkohë që për personat asipmtomatikë por të cilët rezultojnë pozitiv edhe pas dy javësh rekomandohet izolim edhe më i gjatë deri në 21 ditë.

“Njerëzit të cilët, megjithëse nuk paraqesin më simptoma, vazhdojnë të jenë pozitivë për testin molekular për Sars-Cov-2, në rast të mungesës së simptomave për të paktën një javë, mund të ndërpresin izolimin pas 21 ditësh nga fillimi i simptomave".

Për personat të cilat kanë qene në kontakt të afërt me të infektuarit simptomatik do të jenë në karantinim të detyrueshëm për 10 deri në 14 ditë në varësi të rezultateve të testit.(burimi:shqiptarja.com)

ME TE LEXUARAT