Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Koronavirusi/ Numri i infeksioneve në të gjithë botën po shkon në 40 milion

Ka shkuar në 37,801,526 raste të konfirmuara me Covid-19 në botë që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e infeksioneve të reja krahasuar me dje është 326.201, ndërsa vdekjet arritën në një total prej 1.080.680, ku 3.922 humbën jetën në 24 orët e fundit.

Vendet me numrin më të lartë të infeksioneve të konfirmuara janë Shtetet e Bashkuara, 7.8 milion, India, 7.1 milion, Brazili, 5.1 milion, Rusia, 1.3 milion, Kolumbia, 919 mijë, Argjentina, 903 mijë, Spanja, 888 mijë, Peruja, 851 mijë, Meksika, 821 mijë dhe Franca 776 mijë.

OBSH ka ngritur alarmin në lidhje me rritjen alarmante të rasteve të reja me koronavirus, ndërsa shumë vende kanë shtrënguar masat anti-covid.

Megjithatë, qindra shkencëtarë, e madje edhe OBSH, janë shprehur kundër një bllokimi tjetër total, pasi, sipas tyre do të sillte probleme për njerëzit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet