Kompanitë kryesore pezullojnë vaksinën, pas shtimit të rasteve me komplikacione

Bota
Kompanitë kryesore pezullojnë vaksinën, pas shtimit të

Një nga kompanitë më premtuese të krijimit të vaksinës së koronavirusit ka pezulluar përkohësisht punën.

Kompania Johnson & Johnson njoftoi se ka ndërprerë testimet klinike pasi një pascient ka shfaqur efekte anësore të pashpjegueshme. Në njoftimin e dhënë nga kompania thuhet se vullnetari do të jetë nën monitorimin e kompanisë.

“Ndalesa të tilla janë normale në një numër kaq të madh testimesh”, njofton kompania.

Kujtojmë që rreth një muaj më parë kompania AstraZeneca Plc ndaloi punën për zhvillimin e vaksinës, për të njëjtin motiv.

Johnson & Johnson dhe AstraZeneca Plc janë një hap përpara kompanive të tjera për krijimin e vaksinës së Covid-19.

Shumë qeveri kanë nënshkuar marrëveshje me dy kompanitë në fjalë për të siguruar vaksinën.

ME TE LEXUARAT