“Kemi vërejtur problematikat e korrupsionit”, Gjonaj: Po luftojmë fenomenet negative, aleati ynë kryesor është qytetari

Politikë
“Kemi vërejtur problematikat e korrupsionit”, Gjonaj: Po

TIRANË

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në fjalën e mbajtur në Konferencën e Lartë Antikorrupsion , deklaroi se po punohet në luftimin e fenomeneve negative në sistemin e drejtësisë.

Gjonaj theksoi se punohet sidomos në problematikat që kanë vërejtur organizatat ndërkombëtare, duke shtuar se aleati kryesor i ministrisë që ajo drejton është qytetari.

“Kemi parë të gjitha çështjet e perceptimit të korrupsionit nga ana e qytetarëve dhe e Amniisty International. Aleati ynë kryesor është qytetari. ne duam të fitojmë besimin e qytetarëve me vullnet ndaj luftës ndaj korrupsionit.

Qytetarët marrin shërbime online të E-Albania, duke shmangur sportelet dhe veprimeve korruptive në këto sportele. Shoqëria civile na ka mbështetur me ekspertizë. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët ndërkombëtarë”, u shpreh Gjonaj.

ME TE LEXUARAT