Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kapen duke mbjellë kanabis në Llakatund, 5 të arrestuar në Vlorë, 4 prej tyre gra

VLORË
Policia e Vlorës ka arrestuar pesë persona, 4 prej tyre gra pasi janë kapur në flagrancë duke kultivuar kanabis.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatundë, Vlorë dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni, Vlorë.

Policia deklaron se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi rreth 5 kilogramë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet