“Internimi apo dëbimi nga vendi s’e zgjidh problemin”, Basha përmend sërish kallëzimin penal për Ramën

Politikë
“Internimi apo dëbimi nga vendi s’e zgjidh problemin”,

Lideri i opozitës, Lulzim Basha teksa ka folur sërish për 5 pikat nga plani i PD-së për rimëkëmbjen e ekonomisë për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi, ka kujtuar sërish deklaratën e tij se Rama do të mbajë përgjegjësi penale.

Sipas Bashës, kryeministri meriton më shumë se sa një kallëzim penal, ndërsa do të vijë dita që do të japë përgjegjësi për të gjitha veprimet e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Po i ripërsëris dhe një herë planin me 5 pika dhe t’i vërë gishtin kokës. Ky njeri i ka këto para, por ka zgjedhur që ato t’ja japë oligarkëve. S’do lodhem duke paralajmëruar Edi Ramën se çdo jetë do të humbet për shkak të neglizhencës së tij. Çdo vuajtje që do iu shtohet shqiptarëve për shkak të korrupsionit e babëzisë së tij, unë e konsideroj si kryerat i PD, si vepër penale, sot dhe nesër deri sa ta vë para përgjegjësisë. Edhe internimi, dëbimi nga Shqipëria se zgjidhin problemin. Sot mjekët nga brenda Covid-eve thonë se kapaciteti i dy spitaleve është i ezauruar. Ai meriton më shumë se kallëzim penal. Por nuk është ky lajmi. Nëse kjo sot, nesër në Shqipëri do të mbahet përgjegjësi. Shqiptarët kanë nevojë sot për ndihmë. Ju lus që të bëni gjithçka që ju takon sot. Situata ka kaluar në kolaps. Ajo që kemi paralajmëruar po ndodh në këto momente që po flasim. Po rritet numri i të infektuarve, pasi s’ka marrë asnjë masë. Mjekët janë jashtë loje. Shtimi urgjent i testimeve, me të paktën 2500 testime në ditë është një nga masat.”, pohoi ai.

ME TE LEXUARAT