Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Historia rrëqethëse, u arratis prej dhunës nga bashkëshorti, përdhunohet nga 27-vjeçari

Një 30-vjecare shqiptare denoncon live si u përdhunua nga shtetasi palestinez në një dhomë hoteli në Suedi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në nëntor të vitit 2019 në qytetin Malmo, ku 30- vjecarja ishte në pritje të deportimit në Shqipëri, bashkë me dy fëmijët e saj 6-vjecarë.

E reja nga një qytet në veri të vendit u detyrua të largohej nga Shqipëria në gusht të vitit për t’i shpëtuar dhunës barbare, që i shoqi ushtronte ndaj saj dhe fëmiëjve të mitur.
Fillimisht autoritetet e strehuan në një hotel, ku kishte edhe emigrantë të tjerë, por pas një muaji qëndrimi atje i refuzohen letrat për azil. Autoritetet suedeze i presin biletën e kthimit duke e transferuar në një tjetër hotel, ku qëndronin edhe emigrantë të tjerë.

Ndërsa ishte në pritje për t’u kthyer, më 8 nëntor të vitit 2019, jeta e saj mori një kthesë të fortë. 30-vjecarja abuzohet seksualisht, ndërsa autoritetet shtyjnë edhe një vit tjetër qëndrimin e saj.
Gjatë lidhjes me skype nga Suedia, Ana Boduri ( emër i vendosur nga redaksia) trondit me rrëfimin e saj, duke denoncuar publikisht për herë të parë në emisionin ‘Pa Gjurmë’, përdhunuesin 27-vjecar një shtetas nga Palestina.

Rreqeth edhe më shumë me këtë histori kur 30-vjecarja tregon detaje të asaj nate, kur pasi e dhunoi, përdhunuesi abuzoi seksualisht mbi të, në prani të dy fëmijëve 6-vjecarë.

‘Jam ankuar sepse më shqetësonin, por askush s’më ndihmoi. Aty jeta ime mori një kthesë tjetër, e kam përjetuar keq. Më dhunoi aq shumë sa kam ende probleme me qafën. Më kapi me forcë dhe nuk më lëshonte.

Ai person kishte tre ditë me radhë që trokiste në derën e hotelit ku unë qënrdroja me fëmijët, në pritje për t’u rikthyer.

Ishte ora 3 e mëngjesit kur ai erdhi sërish dhe më trokiti në derë. Unë hapa derën dhe ai më shtyu me forcë. Më pas hyri në dhomë dhe nisi të zhvishej, nga mesi e poshtë. Unë nuk mund të bërtisja se kisha frikë mos femijët e shikonin të zhveshur.
Ai filloi të më mbante duart, pastaj bëri çdo gje që deshi dhe u largua me shpejtësi. Unë e ndoqa pas, sepse nuk e dija se në cilën dhomë rrinte. Shkoj poshte ne katin e parë që t’i tregoja rojes se cfarë kishte ndodhur.

Ai me pa dhe me tha cfarë ke? Une i tregova se dikush me kishte përdhunuar. Bëra analizat për të verifikuar abuzimin.

Kur u ktheva në dhomë pas denoncimit, fëmijët po qanin dhe nuk e di nëse kanë parë dicka.
E denoncova personin që abuzoi. Abuzuesin e arrestuan, por ai e mohoi ngjarjen duke gënjyer autoritetet se kishin një miqësi.

Gje që nuk ishte absolutisht e vërtetë. Unë nuk kisha folur kurrë me atë njeri. Para ca kohësh kam bërë një vizitë tek një doktor dhe më tha që ke kaluar në depresion nga ajo që ke kaluar’, rrënqeth 30-vjecarja.

Pas ngjarjes së rëndë 30-vjecarja është mohuar edhe nga familja e saj që jeton në Shqipëri. Ajo nuk din ku të përplaset pasi për pak ditë pret për tu riatdhesuar, pasi autoritetet suedeze i kanë refuzuar letrat për azil.

‘Pas pak ditësh do të kthehem por e përjetoj keq, sepse nuk kam as familje, pas ngjarjes familja nuk më pranojnë më, nuk kam as shtëpi ku të rri.

Kam shum pak kontakte me to. I lutem shtetit shqiptar që të më ndihmojë’.
Stafi ‘Pa Gjurmë’ kontaktoi live me nënën e 30-vjecares, ndërsa ajo nuk e pranon vajzën në shtëpi. As babai nuk e pranon për atë që I ka ndodhur, madje nuk flet me të bijën. Lushe Boduri (emër I vendosur nga redaksia) gjatë një lidhje telefonike për emisionin ’Pa Gjurmë i thotë të bijës ta gjej zgjidhje në shtetin suedez.

Ajo e mohon kategorikisht dhe nuk i pret në shtëpi vajzën dhe dy nipërit e saj.

Nëna e Anës: Si ta pranojmë në shtëpi vajzën me këtë mentalitet? Nuk kam cfarë të bëj, njerëzit e shtëpisë nuk e pranojnë. Bashkëshorti nuk i flet fare. Shteti suedez duhet ta marrë përsipër sepse atje ndodhi. Ana dhunohej nga bashkëshorti kthehej në shtëpi dhe ne çonim vazhdimisht tek shtëpia e bashkëshortit. Jemi të papunë dhe nuk kemi mundësi ekonomike për ta marrë në shtëpi.

Odeta Dume: Gabimi ka nisur nga ju. Ju e keni martuar të vogël, me një burrë që e ka dhunuar ?

Nëna e Anës: Ne nuk kemi faj. Me mentaliteti që kemi nuk kam cfarë të bëj. Unë nuk mundem ta ndihmoj dot, pasi jam e papunë dhe nuk kam ku ta strehoj. Me se ta mbaj. Fëmijët duan të ushqehen, të shkollohen. Unë nuk kam mundësi t’i ndihmoj.

Odeta Dume: Po aty ku jetoni ju, le të jetojë dhe vajza juaj. Ana mund të punojë vetë ?

Nëna e Anës: Po nuk ka punë moj Odeta këtu. Ku do të shkojë, le ta ndihmojë shteti suedez, atje ku kërkoi ndihmë vajza.

Ana Boduri u largua me te shoqin abuzues ne Suedi, e detyruar pasi ai nuk i jepte prokurën për fëmijët. Por me të mbërritur atje u zbulua gjithcka para autoriteteve që detyruan babain e dy fëmijëve të kthehej. Gruaja qëndroi me dy fëmijët 6 vjecar në gusht të vitit 2019. Në Suedi ajo tregoi para autoriteteve arsyet e largimit nga Shqipëria, duke zbuluar dhunuesin e saj, babain e dy fëmijëve.
‘Unë u largova nga Shqipëria bashkë me dy fëmijët për më mirë pasi ish-bashkëshorti më dhunonte mua bashkë me fëmijët. Gushtin e kaluar vendosa që të largohesha drejt Suedisë. Duhej prokura por ish-bashkëshorti nuk ma jepte dhe u nisa bashkë me të dhe me fëmijët. Doja vetëm që të merrja fëmijët në Suedi dhe më pas të largohesha nga ish-bashkëshorti. Tek zyra e emigracionit kur dhashë intervistën i tregova të vërtetën që bashkëshorti më dhunonte prandaj doja të largohesha. Ai e pranoi edhe vetë kur e pyetën, atë e larguan, ndërsa unë shkova në azil në Suedi. Ish-bashkëshorti më ka shkruar mesazhe në mesinxher, më ka kërcënuar, ia kam treguar edhe policisë në Suedi’- përfundon rrëfimin tronditës në emisionin ‘Pa gjurmë’, 30-vjecarja e abuzuar.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet