Greqia rinovon mbylljen e kufirit me Shqipërinë

Aktualitet
Greqia rinovon mbylljen e kufirit me Shqipërinë

Autoritetet në Greqi kanë rinovuar sërish memorandumin që mban të mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë.

Qarkorja e re, iu dërgua pikave kufitare pak pas orës 12 të mesditës sipas orës lokale, dhe përcakton masat shtrënguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor.

Sipas këtij vendimi, mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasist që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë,ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike.

Në fuqi mbetet edhe masa e testit negativ pcr covid 19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit,mbetet forma e udhëtimit jo më vonë se 24 orë para udhëtimit,doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit cdo ditë,mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.

Greqia ka marrë masa shtesë edhe në brendësi të vendit, mbas shtimit të ndjeshëm të rasteve me covid.

Masat janë të karakterit lokal dhe ndryshojnë nga zona në zonë,ndërsa qeverria ka vënë në funksionim edhe një platformë digjitale,në të cilën cdo qytetar mund të hyjë dhe duke përdorur kodin postar të zonës që ai interesohet, mund të lexojë edhe masat kufizuese që autoritetet kanë vendosur në atë zonë.

ME TE LEXUARAT